Çfarë dua unë nga zgjedhjet?

kuturuViz-Kuturu0 Comments

“Sa të jem unë kryetar…” thotë një nga kandidatët! Kuptohet, që fraza “sa të jem unë kryetar” kur s’je zgjedhur kryetar, është një përpjekje për të përçuar siguri elektoratit që kjo punë është e mbaruar.
Gati gati, duket e nevojshme anulimi i fushatës edhe caktimi apriori i kandidatit kryetar – qoftë edhe për të verifikuar nëse e mban dot fjalën
“Unë do ta mbaj fjalën… ja keni për ta parë!” Një frazë e thënë ndryshe, por mesazhi është i ngjashëm! Madje, shtohet edhe një dozë e nënkuptuar pamundësie edhe sinqeriteti për ta vërtetuar “premtimin”. Njësoj, “thirrja urgjente” është për ne zgjedhësit, t’ia japim mundësinë kandidatit përpara afatit… sepse duam t’i shmangim një stërmundim “para-lindjeje” një kryetari të ardhshëm…

Integriteti… ose kur njeriu fle rehat!

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Por, në ditë si këto, kur nuk dallohet mirë se kush është vrasësi e kush është i vrari, në ditë si këto, kur paratë nuk i bëjnë punë dikujt aq sa t’ia sigurojnë paqen e rehatinë atij e familjes së tij, në ditë si këto ku duket se të gjitha ngjyrat e realitetit janë të zeza, pikërisht në ditë si këto ku sekëlldia e disave që kanë rendur pas kotësisë, iu kthehet kundër vetes së tyre, dhe realisht iua kthen gjithçka në kotësi, pikërisht në ditë si këto, ka prehje e paqe për ata që jetojnë me mundin e tyre e nuk i kanë borxh askujt (përveç borxhit ndaj bankave që është një borxh i ligjshëm!)
Në ditë si këto, të drejtët, thonë: “o të lartë, mbajeni për vete zullumet tuaja, lidhni për qafe gjerdanët e artë, drekat në sallone mondane, bamirësitë e shtirura për të rregulluar imazhin, tradhëtitë e imoralitetin tuaj, promovimet luksoze të librave tuaj pa vlerë, kollaret mijëradollarëshe, pasaportat diplomatike që iu hyjnë në punë vetëm për të ikur nga ky vend kur t’ju kërcënojnë bashkëpunëtorët… O të lartë, jua kemi lënë juve turpin dhe paratë… Ne të tjerëve, na mjafton që mund të flemë me një ndërgjegje të pastër… Dhe na mjafton një dush për të pastruar të papastrën që e kemi marrë sot mbi vete duke jetuar…”
Ky është integriteti… ose ndryshe “të jesh në gjendje të flesh rehat”!

Alba (Euro) – Vizion

kuturuViz-Kuturu0 Comments

E gjithë kjo rrëmujë alla-shqiptare, ngre vetëm ca pyetje për mua:
Si ka mundësi, në një vend me më pak se 3 milion banorë, nuk e merr vesh i pari të dytin?
A nuk kemi ndonjë gazetë/gazetar-e në Shqipëri, që mund ta hetojë këtë çështje edhe të na japë ndonjë përgjigje autoritative?
Përse duhet përmendur mafia në këto biseda? Duket se mafia është zgjidhja e të gjitha pikëpyetjeve tona.
Dhe në lidhje me mafian: si nuk gjetëm një mafia më me etikë, që të mos ndryshojë shijet artistike brenda 2 muajve? Ka nevojë njeriu për një mafie më të qëndrueshme!!!
Dhëntë Zoti që Elhaida Dani të këndojë një këngë të papërsëritshme, se vetëm kështu do të na bien veshët rehat deri në koncertin tjetër të Vienës!

‪#‎kosovakashprese‬

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Jam i prekur që disa prej miqve të mi që e duan Zotin, janë bashkuar (ndoshta edhe filluar!) këtë nismë. Jam i prekur jo sepse thjesht janë miqtë e të njohurit e mi, por më shumë sepse më duket një nga rastet e pakta në Shqiptari, ku kisha, ata që e ndjekin Jezusin me besnikëri, i dalin ballë humbjes së shpresës, pavarësisht se janë në numër të vogël…
Ata që e duan Zotin, nuk duhet të jenë shumë për të ndikuar shoqërinë…
‪#‎kosovakashprese‬

Bëni për të tjerët atë që…

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Kam disa ditë që peshoj në mendjen time ngjarjet e Parisit… M’u deshën tre ditë ta gjej atë që po kërkoj!

Të dyja kahet, bashkë me ata që janë në mes, bëjnë mirë ti kthehen njërit prej parimeve që ka themeluar mirëqënien moderne Europiane. Ky parim thjesht thotë: “Gjithçka, pra, që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre…” Nuk mjafton vetëm kjo thënie e Jezusit për të rehatuar shpirtrat e ekstremistëve dhe të atyre që enden në mes pa ditur nga cila anë të mbajnë, por është fillim i mirë…
Përndryshe, beteja në Europë do të vlojë më shumë drejt se keqes…