Panorama e panevojshme e një interviste…

kuturuKulture Shqiptare, Media, Tent-a-tivë0 Comments

Shënim përfundimtar: Si ka mundësi, që një vrasës i dënuar tashmë, del në media jo vetëm kur bën masakrën, por edhe disa kohë pas kësaj për të na dhënë një intervistë me mendimet e tij rreth ngjarjes? Pse ndihem keq unë, që s’kam mashtruar njeri, s’kam vrarë njeri, s’kam abuzuar me njeri; tamam, pse ndjehem keq që pikërisht unë, që s’kam kryer asnjë prej të mësipërmëve, s’dal në asnjë media për intervistë? Si duket kjo është koha për të vlerësuar ata që kanë marrë rrugën e të tatëpjetës…

Viti 2012 në “kuturu review”

kuturuTent-a-tivë0 Comments

2012-ta po mbaron! Dhe në ditët që kanë ikur, ka mjaft ngjarje “kuturu” që duhen mbajtur mend. Ja lista bashkë me një koment të shkurtër. Kini parasysh që rënditja është kuturu, komenti është kuturu, dhe autori nuk mban përgjegjësi për detaje të rëndësishme të harruara e madje as për ngjarje më të rëndësishme se të mëposhtmet që nuk janë përmendur. Gati?

Kur festa e madhe bëhet më e vogël se e vogla…

kuturuTent-a-tivë0 Comments

Thuhet që të krishterët ia “vodhën” simbolet e Krishtlindjes një feste pagane.
Edhe nëse është e vërtetë, kjo thjesht tregon që Krishtlindja, fitoi aq popullaritet sa të ishte në gjendje të “rrëmbente” simbolet e një feste tjetër gjërësisht të njohur…
Dhe pastaj, qindra vite më vonë, një festë tjetër pagane, Viti i Ri, po i merr mbrapsht këto simbole! Pema e Krishtlindjes është kthyer në pemën e Vitit të Ri, ylli mbi pemë vendoset duke menduar që thjesht tregon yjet në qiell… e kështu me rradhë!

Edukimi: Nevoja për Ndryshim

kuturuTent-a-tivë0 Comments

Pak kush e vë në dyshim tashmë nevojën për ndryshim në filozofinë “moderne” të edukimit… Në perëndim, ky diskutim ka kohë që ka filluar, edhe vazhdon në nivele të ndryshme… Në Shqipëri… po shpresoj që pasi të gjithë shqiptarët të jenë bërë “me master” – atëherë, dikush, diku do të fillojë të mendojë realisht për vlerën që ka një edukim … Read More

Adi Krasta dhe rrjetet “A-sociale”

kuturuTent-a-tivë0 Comments

Tha që janë a-sociale. E kundërta e asaj që reklamojnë. “Kemi ngritur një institucion përbaltje”, tha Krasta, me siguri me këtë të fundit duke ju referuar opinionit më të gjërë sesa thjesht rrjeteve sociale.
Unë po i përgjigjem Krastës “asocialisht” jo sepse dua por sepse s’kam mundësi tjetër. Më e mira do të ishte që Krasta të më kishte ftuar për një kafe edhe të flisnim “socialisht”. Deri sa të marr ftesën po them mendimin tim publikisht, duke mbajtur në mend që edhe Krasta foli publikisht.