Një dibran ndryshe dhe një polic ndryshe

kuturuTent-a-tivë0 Comments

– Nuk po të vendos gjobë sot. Për dy arsye: E para sepse je shumë i komunikueshëm. Dhe e dyta, sepse je i pari dibran, që nuk me jep në telefon një mik, sapo e ndaloj.
– Dibranët kështu? S’ka mundësi!
– Të gjithë dibranët që kam ndaluar, madje përpara se t’ju them arsyet se pse i kam ndaluar, më thonë: “Foli pak këtij mikut tim në telefon!”

Ndërmjet: Midis së premtes dhe së shtunës

kuturuTent-a-tivë0 Comments

Ata këndojnë një këngë për tradhëtinë, dhe autori vetë, tradhëton duke kënduar këngën. Të gjithë kanë të gjitha arsyet për replikë, por, replika më e mirë fillon përpara se të kesh kryer aktin. Pasi e ke kryer, të ngelet vetëm falja. E falja, është një vyrtut i lartë pikërisht sepse është ilaçi i vetëm për shërim, por shumë e konsiderojnë si rit fetar të pavlerë. Falja ka peshë, sepse ne të gjithë e kryejmë atë që s’duhet… edhe kur s’duam! Këngë!
Të gjitha marrin peshën e duhur, kur, në kryqëzimin e të premtes me të shtunën, nga larg, dëgjohet zëri i një kënge alla-soj-popullore për një dasëm diku përtej. Të paktën nesër është e shtunë! Pushim!

E keqja dhe shpresa!

kuturuBesim, Tent-a-tivë0 Comments

Shpresa është një lloj institucioni që nuk ngrihet mbi gënjeshtrën, as mbi mashtrimin, as mbi padrejtësinë, e as mbi baza morale të sajuara nga një shoqëri që as nuk beson fare në egzistencën e një baze objektive për moralin. Kështu që nevoja për të ndërtuar një shoqëri të mirë është një pikënisje e mirë për shpresë, por s’na jep asnjë lloj garancie që kjo shpresë do të materializohet. Sepse, troç, shoqëria jonë është e kalbur deri në aty ku s’mban më, deri aty ku edhe kutërbimi i kalbësisë që na zë hundët përditë nuk na i trazon fare të përbrendshmet – sepse jemi mësuar me të.