Çfarë pres prej Papa Françeskut?

kuturuBesim, Tent-a-tivë0 Comments

Tashmë shumë veta kanë ndërmarrë përsipër të komentojë vizitën e parë të Papa Françeskut në një vend Europian si Shqipëria – edhe, i thashë vetes, përse të mos komentoj edhe unë? Vetëm do ti bie shkurt me nja dy pika që po pres ti dëgjoj prej udhëheqësit shpirtëror të katolikëve dhe një bisedë humoristike me djalin tim 10 vjeçar, me … Read More

Tragje-kome-dia e futbollit shqiptar…

kuturuKulture Shqiptare, Tent-a-tivë0 Comments

Ndodhi shumë shpejt! Filloi me një gati-tragjedi: sherr masiv mes tifozerive të Tiranës dhe të Vllaznisë së Shkodrës. Pamjet ishin të plota edhe disa redaktorë lajmesh me siguri janë ndier rehat kur iu erdhi informacioni sepse edicionet e mbrëmjes gjetën material të bollshëm… Pastaj filloi komedia! Pjesa e parë e komedisë, ishin akuzat e tifozerive ndaj palës tjetër. Pak a … Read More

Update: Çfarë do thoshte Papa?

kuturuKrim-tari, Kulture Shqiptare, Tent-a-tivë0 Comments

… kur të shikonte këtë pamje? Siç mund ta vini re, koha e foljes ka ndryshuar. Sepse, sot pasdite vura re, qe reklama e Birrës Tirana është hequr! Më në fund! Nuk është që po mendoj që postimi i paradites e hoqi reklamën, por po i gëzohem faktit që edhe zyrtarë mendojnë si unë – dmth e kuptojnë që një … Read More

Një histori fasonerie…

kuturuTent-a-tivë0 Comments

Mos më vini faj për termat që në titull. Termat “biznes fason”, “fasonët” etj. përdoren shpesh në kronika lajmesh televizive. Pa sqaruar shumë domethënien… Mesa kam dijeni, bëhet fjalë për biznesin që punon me lëndë gjysëm të gatshme, sidomos në fushën e tekstileve, prodhimit në masë të këpucëve, veshjeve etj.
Këto të na i sqarojë dikush tjetër më mirë se unë.
Unë thjesht kam një histori të vërtetë nga një punonjëse në një nga këto kompanitë që kërkojnë lehtësira në taksime e privilegje të tjera…

Dancing with the Stars… nudo!

kuturuMedia, Tent-a-tivë0 Comments

P. S. I kisha harruar këto mendime, por u kujtova përsëri, kur pashë, një nga “yjet” që pozonte gati nudo për një revistë shqiptare, revistë e cila ka guximin ta vendosë kopertinën në çdo cep rruge në Tiranë, duke treguar të njëjtën varfëri idesh, si edhe programi në fjalë… Edhe kur lexova shpjegimin e një gazete për foton, “(ylli) është kuruar deri në detaj” për fotografinë, më erdhi ndërmend ideja: kur lakuriqësia qënka kaq e bukur, pse kurohen këto yjet deri në detaj për të dalë në fotografi? Eh!