Motivim, frikë dhe udhëheqje!

kuturuTent-a-tivë0 Comments

Unë e pëlqej futbollin. Po të kem mundësi, shikoj çdo ndeshje. Tani që po rritem, përveç lojës, kam filluar të vë re aspekte të tjera të lojës – që më interesojnë sepse mund të më ndihmojnë në punën time. Në jetën time. Për shembull, përpiqem të vë re si motivohen njerëzit. Sepse unë punoj me një grup njerëzish që kanë … Read More

Falja e Kombëtares dhe një lutje për Kombëtarët!

kuturuBesim, Tent-a-tivë0 Comments

Kam veç një merak (edhe është një merak krejtësisht i paarsyeshëm tani për tani!) por ngelet merak gjithsesi: shpresoj të mos vijë koha kur disa prej futbollistëve, të refuzohen të marrin pjesë në kombëtare për shkak të bindjeve të tyre të besimit ose mosbesimit! Kjo do të ishte pastaj realisht një lojë sportive me karakter anti-sportiv! Edhe kjo ditë nuk duhet të vijë!

Pyetja 1 milion $

kuturuTent-a-tivë0 Comments

“Mos mendoni se po u lihet shumë pushtet grave mbi lojtarët e lojërave të fatit me këtë pjesën e familjes?!”
Hahahahahahahahahahahahahahah!!!!
E dëgjoni zërin tim?
Domethënë ligjvënësi e ka vënë re që vetëm burrat luajnë! Gratë e tyre nuk janë dakord!
Domethënë ligjvënësi e ka me merak këtë kontrollin e gruas së një lojëtari fati, mbi lirinë që duhet të ketë ky i fundit për të harxhuar paratë e familjes në lojëra fati.
Domethënë ligjvënësi e ka parasysh që në këto lojërat e fatit, vetëm humben para; përndryshe përse gratë do të jenë kundër? Zakonisht gratë do të ishin pro nëse burri do të luante dhe do të sillte në shtëpi thasët me para!

Nuk e ka fajin spitali…

kuturuTent-a-tivë0 Comments

E kam fjalën për video-skandalin që ka alarmuar shtypin e përditshëm, ku disa të rinj abuzojnë seksualisht me një të vajzë.
Për ju që thjesht lexoni titullin, po bëj një sqarim të shpejtë: Autoritetet menaxhuese të spitalit kanv faj përderisa një abuzim i tillë ndodh brenda ambienteve, të cilave iu kanë dalë ata për zot, në emër të shtetit. Dikush nga brenda asaj dhome duhet të japë llogari! Pikë.
Por unë dua të shkojmë te rrënjët e fajit – nuk e kam fjalën vetëm për të gjetur fajtorët!
Në parantezë, nga gjithë reagimet e të skandalizuarve që lexova sot, duke përfshirë edhe një koment të mirëarsyetuar nga Mira Kazhani te Gazeta Dita, nga pothuajse të gjitha, e vetmja zgjidhje na ofrohet një thirrje (pothuajse në tym!) drejtuar shoqërisë (kush është shoqëria?) për të mos lejuar (çfarë të mos lejojmë?) më perversitete të tilla…
E kuptuam thirrjen! Po tani?
Unë kam ca thirrje shumë më specifike, drejtuar personave konkretë, duke shtuar edhe arsyetimin përkatës. Le t’ia fillojmë:

Këshilla të mençura për djalin: Mos u bëj tifoz!

kuturuTent-a-tivë0 Comments

I kam thënë djalit disa herë: mos u bëj tifoz! Edhe jam përpjekur t’ia shpjegoj. Se nuk e kam fjalën të mos shikojë ndeshje. Unë, po të kisha mundësi, do të shikoja të gjitha ndeshjet e mundshme të futbollit, përfshirë edhe ndeshjen e kalamajve të lagjes! As nuk e kam fjalën që ai të mos pëlqejë ndonjë skuadër a futbollist. … Read More