E bukura është t’ia tregosh të gjithëve… por

kuturuKulture Shqiptare, Po-e-Zi0 Comments

Është e zakonshme që një kompani të përdorë imazhe seksuale për të ndjellë publikun. Në Shqipëri… por edhe kudo! Shembuj “të trashë” të kësaj ndjelljeje kemi parë edhe kemi përmendur edhe me përpara. Por herë pas herë, ndonjë kompani e madhe dhe me zë në treg, na befason kur i drejtohet seksualitetit për të reklamuar një produkt. A thua po i … Read More

Frika absurde e mbipeshës?

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Le të kthehemi në realitet personal: Unë nuk e kam problem peshën… aq shumë sa ç’duket. Por kam problem merakun krejtësisht jo të shëndetshëm që vjen nga presione të kësaj bote, presione që e thënë troç, jo vetëm janë të dëmshme dhe të forta, por janë edhe shpesh krejtësisht jo të mbështetura shkencërisht.

E keqja e ulur këmbëkryq… por e padukshme për analistët!

kuturuPo-e-Zi0 Comments

“E keqja” si dukuri objektive në realitetin tonë nuk përfshihet më në kategoritë llogike. Pothuajse askush nuk e përmend. Jemi kaq shumë të fokusuar në përpjekjet tona për ta bërë botën më të mirë, sa, krejt pa dashje (edhe me dashje, ndonjëherë!) kemi përjashtuar mundësinë që e keqja të jetë këmbëkryq në realitetin tonë, dhe të bëjë kërdinë përditë, ndërkohë që ne përpiqemi ta shpjegojmë realitetin me “arsyetime” krejtësisht të papërshtatshme.

Përgjegjshmëria… ose “qershia e munguar mbi tortë”

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Reflektimet rreth këtij konteksti, pasi ngjarja ka ndodhur, janë gjithashtu reflektime të klasit të parë, në kuptimin që ia vlen të reflektojmë dhe të dëgjohen të gjithë zërat… të dëgjohen të gjithë zërat dhe pastaj, pasi janë dëgjuar të gjithë, mund të shikojmë një pamje të madhe që ia vlen.
Unë po theksoj pamjen time “të madhe” me aq sa kam dëgjuar deri tani.

E rrëfej, unë e prisha tortën…

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Torta vetë foli: Gjërat e mëdha duan passion, mund e sakrificë për t’u bërë. Në të njëjtën kohë, ato mund të zhbëhen në një çast të vetëm, me anarki, budallallëk, dashakeqsi, mosqytetari.
Ne e kemi në dorë në këtë fillim 100 vjetori të dytë që te bëhemi prishës tortash të zellshëm ose festues lirie pasionantë. Ne sot po ndërtojmë të ardhmen, brezin që po vjen. A po ndërtojmë prishës tortash të zellshëm, apo festues lirie pasionantë? Apo ndërtojmë brezin e burgosur të lirisë me slloganet “bëj çfarë të duash se je i lirë” apo brezin e ndërgjegjshëm të lirisë?