Jo, po… që ta dinë!

kuturuKrim-tari0 Comments

Pas gati një jave, kureshtja më mundi! Përse të rri prapa botës?

Shokët e mi po diskutonin rreth “opinionit” të fundit, dhe unë u ndjeva “i lënë mënjanë”. Një shoqja ime postoi në Facebook një “thënie” nga “opinioni” i parafundit, dhe unë prapë u ndjeva i vetmuar! Disa po përmbyteshin në jug nga shiu i dendur, por prapë, megjithëse pashë fotot online, më mungoi një koment shumëngjyrësh mbi ndikimin që kanë partitë mbi motin dhe qeverisjen, dhe u ndjeva i brengosur. U ndjeva si pa jetë! Sikur, erdhi uji e më mori mua! Dhe nuk ishte fare problem “fundi” por një fund i padenjë për opinion!

Update: Çfarë do thoshte Papa?

kuturuKrim-tari, Kulture Shqiptare, Tent-a-tivë0 Comments

… kur të shikonte këtë pamje? Siç mund ta vini re, koha e foljes ka ndryshuar. Sepse, sot pasdite vura re, qe reklama e Birrës Tirana është hequr! Më në fund! Nuk është që po mendoj që postimi i paradites e hoqi reklamën, por po i gëzohem faktit që edhe zyrtarë mendojnë si unë – dmth e kuptojnë që një … Read More

Vëzhgime nga një sherr në këto ditë të nxehta vere…

kuturuKrim-tari0 Comments

Gjithë këto ditë njerëz po vriten; gra po qëllohen nga burrat në vetminë e sherrit në shtëpinë e tyre e përpara gjykatave, vajza nga Vlora po ngacmohen nga djem nga Fieri, vëllezër nga Kruja po vrasin njëri tjetrin. Të gjitha këto po ndodhin, e unë nuk jam i mërzitur aspak që s’kam qënë dëshmitar! Më duket vetja i ndryshëm nga shqiptarët e tjerë që mblidhen rreth sherrit, por gjithsesi, edhe njëherë, nuk jam “xheloz” që s’kam qënë dëshmitar.
Por sot, më erdhi rradha të dëshmoj një skenë…

Budallenjte ne Kolltuk

kuturuKrim-tari0 Comments

Sonte, tani qe po shkruaj, po degjoj nje bisede “intelektuale” me nje biznesmen te njohur nga Kosova, perballe nje paneli me nje sociolog, me nje politikan, e dy te tjere qe nuk i njoh, por ma merr mendja qe jane te larte ne status edhe ata! Pikerisht tani, po theksohet nevoja e nje qyteti qe mediton. Sipas biznesmenit, duhet qe … Read More