Falja e Kombëtares dhe një lutje për Kombëtarët!

kuturuBesim, Tent-a-tivë0 Comments

Kam veç një merak (edhe është një merak krejtësisht i paarsyeshëm tani për tani!) por ngelet merak gjithsesi: shpresoj të mos vijë koha kur disa prej futbollistëve, të refuzohen të marrin pjesë në kombëtare për shkak të bindjeve të tyre të besimit ose mosbesimit! Kjo do të ishte pastaj realisht një lojë sportive me karakter anti-sportiv! Edhe kjo ditë nuk duhet të vijë!

Çfarë tha Papa e çfarë dëgjuam ne?

kuturuBesim, Viz-Kuturu0 Comments

Vizita e kreut shpirtëror të katolikëve të të gjithë botës dhe udhëheqësit të Vatikanit ishte ngjarja “botërore” e 21 Shtatorit në Tiranë. Dhe nën të dy aspektet e autoritetit të përmendura në fjalinë e parë, Papa Françesku, foli në Shqipëri, rreth një sërë temash. Si përmbledhje, cilat ishin temat që përmendi më shpesh, sipas këndvështrimit tim? Papa theksoi nevojën e … Read More

Çfarë pres prej Papa Françeskut?

kuturuBesim, Tent-a-tivë0 Comments

Tashmë shumë veta kanë ndërmarrë përsipër të komentojë vizitën e parë të Papa Françeskut në një vend Europian si Shqipëria – edhe, i thashë vetes, përse të mos komentoj edhe unë? Vetëm do ti bie shkurt me nja dy pika që po pres ti dëgjoj prej udhëheqësit shpirtëror të katolikëve dhe një bisedë humoristike me djalin tim 10 vjeçar, me … Read More

Kisha e Përmetit dhe Kisha e Jezuit

kuturuBesim, Kulture Shqiptare, Po-e-Zi0 Comments

Kisha e Përmetit në fund, ka gjasa (ky është thjesht mendimi im!) që do ta marrë truallin edhe ndërtesën. Por nga sa pashë sot reagime në Facebook, i ka humbur disa njerëz.
Jezui prej mijëra vjetësh, ka humbur shumë ndërtesa… madje edhe trupin e tij e dha si sakrificë… Por ka fituar shumë njerëz, e do të vazhdojë të fitojë shumë të tjera!

E keqja dhe shpresa!

kuturuBesim, Tent-a-tivë0 Comments

Shpresa është një lloj institucioni që nuk ngrihet mbi gënjeshtrën, as mbi mashtrimin, as mbi padrejtësinë, e as mbi baza morale të sajuara nga një shoqëri që as nuk beson fare në egzistencën e një baze objektive për moralin. Kështu që nevoja për të ndërtuar një shoqëri të mirë është një pikënisje e mirë për shpresë, por s’na jep asnjë lloj garancie që kjo shpresë do të materializohet. Sepse, troç, shoqëria jonë është e kalbur deri në aty ku s’mban më, deri aty ku edhe kutërbimi i kalbësisë që na zë hundët përditë nuk na i trazon fare të përbrendshmet – sepse jemi mësuar me të.