Birra T… dhe prapë rreth reklamave!

kuturuKritike, Kulture Shqiptare0 Comments

Dhe është bërë zakon që një kompani birre çdo verë hedh në treg një reklamë “verore”. Normale. Anormaliteti – gjithmonë sipas mendimit modest të “kuturu”-së – fillon me tonet e tepërta erotike të reklamës. Pse duhet në një reklamë birre të ekspozohet kaq shumë nga trupi i njeriut? A e shton kjo dëshirën për të pirë birrë? Apo thjesht ideatorët mendojnë se prirja për erotizëm do të shtojë “etjen” për një pije të ftohtë?

Gjithsesi, kur mendohet për një reklamë të ngjashme, arsyet e mëposhtme duhen mbajtur në konsideratë:

1. Reklama për një birrë ka më shumë sens në dimër – atëherë më ndihmon të mendoj për birrën. Tani në verë mjafton që birra të jetë e lirë dhe me cilësi të mirë. Ndoshta nuk duhet kaq reklamë!

2. Përmbajtja e fortë sensuale e reklamës tregon të kundërtën e asaj që mendojnë ideuesit: dobësi! Thjesht dobësi! Kur ideatorët e reklamave kërkojnë në ndihmë erotizmin për një reklamë, kjo sygjeron ose shterimin e ideve, ose përtacinë e organizatorëve.

3. Një reklamë duhet të “ndjellë” të gjitha moshat dhe gjinitë që jua lejon ligji dhe organizimi të pijnë birrë. Duke shtuar fokusin tek nëj femër tek reklama e birrës, a nuk i bën lë një shije të papërshtatshme tek femrat, që gjithashtu duan të kuptojnë arsyet pse duhet të pinë një birrë?

4. Për ta mbyllur me një fjalë pozitive, kompania së cilës po i referohem ka bërë një hap cilësor në reklamë: nga një reklamë gati-gati pornografike që hodhi në treg vitin që shkoi, tani e ka lehtësuar pak dozën…

Vitin tjetër, më mirë!

 

E mirepresim mendimin tuaj: