bekimja & hekurani!

kuturuJeta Shqiptare1 Comment

Ne daten 21 Janar 2011, Bekimja, po kalonte rruges se Durresit ne Tirane. Perballe po i vinte nje turme e madhe njerezish, qe po mblidheshin perpara kryeministrise per te protestuar. Bekimja, si 18-vjecare qe eshte, ngre dy gishtat lart per te ngacmuar protestuesit – se ajo e di qe ata do te merziten. Njeri prej tyre u merzit shume edhe e goditi vajzen – kuptohet, me pa te drejte, se vajzat nuk goditen, madje nuk goditen edhe kur te provokojne – e goditi bekimen me cader ne koke.

Jam i sigurt qe Bekimja eshte ofenduar shume, pervec dhimbjes fizike, ka provuar edhe nje lloj dhimbje shpirterore, kur goditesh ne rruge nga nje djale i ri, me cader… Ne fund te fundit, Bekimja, megjithese ngacmoi protestuesit, nuk eshte qe e kishte aq seriozisht, apo jo?

Sot, kryeministri i vendit, me plot te drejte, ka shkuar ta vizitoje Bekimen, edhe i ka dhuruar nje kompjuter bashke me nje tufe me lule. Shpresoj qe Bekimes i ka kaluar ne nje fare menyre ndjenja e turpit qe ka perjetuar… e rrjedha e jetes se saj do te jete normale tani e mbrapa… Urojme!

Fundi i historise me Bekimen.

Ne daten 21 janar 2011, Hekurani, ishte nje nga ata qe u bashkua me protestuesit dhe nuk u kthye me i gjalle. Ndryshe nga Bekimja, Hekurani, 40 vjec, u qellua me plumb edhe i la femijet rrugeve, sic thone Shqiptaret, per te treguar dhimbjen qe le mbrapa nje prind i vdekur. Qe te bindeni qe Hekurani nuk vinte nga ndonje familje e pasur, shikoni dhimbjen dhe varferine e kesaj familjeje, klikoni ne kete video, teksa e percjellin Hekuranin per ne varreza.

Jam i sigurt qe Hekurani ka provuar dhimbje te tmerrshme, se nuk eshte e lehte te vdesesh. Jam gjithashtu i sigurt se Hekurani ka lene nje peshe te madhe dhimbje ne gjithe familjen e tij qe veshtire se do te harrohet…

Hekurani nuk mund te vizitohet me. Edhe kompjuteri nuk i hyn ne pune. Cfare mund te beje nje kryeminister per t’ia ulur dhimbjen familjes se Hekuranit?

Keshtu mbaron historia e Hekuranit.

Ketu mbaron edhe historia e Bekimes dhe Hekuranit bashke.

Shenim shume shume i rendesishem: Kontrasti ne materialin e shkruar nuk ka vlere politike. Ju lutem, nese komentoni, mos mendoni per partite, berishen, ramen, pucin, planet sekrete, prokurorine, e te tjera elemente te ketij niveli qe nuk me interesojne. Lexoni ate qe kam shkruar, nese mundeni, si historine e dy njerezve: bekimes 18 vjecare qe rron, e hekuranit 40 vjecar qe nuk rron me! Faleminderit!

One Comment on “bekimja & hekurani!”

  1. tanivreshta

    Afrim!
    Te dy drejtuesit politike, perfaqesues respektive te Bekimes dhe Hekuranit, i kane dhene rendesi vepres se tyre.

    Me vjen keq te pranoj qe packa se ne pamje te pare ideali i Hekuranit eshte me perfaqesues ne fund “ideali” i Bekimes eshte shume me i pranueshem.

    Te kesh nje laptop dhe te vazhdosh jeten e privilegjuar ne opinonin publik eshte me inkurajuese qe te shikosh qe mund te dalesh ne shesh per te mbeshtetur nje ideal politik dhe ne fund jo vetem ideali te mos perparoje por te shohesh qe vdekja mund te perdoret si ideal me interesant se ideali qe kishe kur dole nga shtepia.

    Bekimja duket sikur mban anen e duhur ne kete kohe megjithese, Bekimja dhe Hekurani, duhet te shikojne per ndonje ideal me te larte se idealet politike te kohes tone.

E mirepresim mendimin tuaj: