Atmosferë sportive!

kuturuPub-istikë0 Comments

Sot lexova këtë koment në shtypin shqiptar, që më duket nga ato komente që dëgjohen rrallë në Shqipëri… jo për shkak të problematikës që shtron, por për shkak të domethënies që ka vëzhgimi i autorit mbi një pjesë të kulturës shqiptare, që mendoj që flet shumë…

“Kultura sportive në Shqipëri është në rrezik. Sot ndër ne me kulturë sportive kuptohet kryesisht transmetimi “maratonë” i ndeshjeve të kampionateve të futbollit të shteteve të tjera me një publicitet ‘loterist” jashtë çdo logjike njerëzore. E për këtë mjafton të inçizoni një prej reklamave për këto ndeshje që nuk janë të Shqipërisë, dhe do të ndiheni të fyer. Eshtë sidomos një lloj shpëlarje truri i adoleshentëve. “Më ka qarë djali gjithë natën mbrëmë ngaqë ka humbur Interi”, – siç më thoshte fjalë për fjalë një fqinji im para do kohe! Mjerim!”

Besnik Dizdari, Panorama, 24 Tetor 2012
“Maratona e Tiranës dhe stadiumi kombëtar pa pistë atletike”

E mirepresim mendimin tuaj: