9000 aborte në vit?

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Instituti i Shëndetit Publik, i cituar nga Top-Channel na thotë se në Shqipëri ndodhin rreth 9000 aborte në vit. E pabesueshme! Për tre arsye:

1. Në kontestin e debatit mbarëbotëror rreth çështjes nëse jeta fillon në konceptim apo në lindje (ka edhe alternativa të tjera) – nëse anon nga grupimi që mendon se jeta fillon që në momentin e konceptimit, atëherë kjo është vrasja më masive që ndodh sot në Shqipëri! E tmerrshme, por kështu duket!

2. Gjithsesi, një lajm kaq tragjik me pasoja për jetën e kaq shumë personave e dramë për shumë familje, jepet shkurt. Thatë. Sikur s’ka fare rëndësi.

3. Një nga arsyet e cituara në artikull për abortin është varfëria. Paratë! Unë jam rritur në një zonë të varfër por kurrë s’e kam dëgjuar varfërinë si një arsye moralisht të pranueshme për abortin. Ndoshta isha i vogël atëherë e s’dëgjoja mjaftueshëm. Por thjesht nuk e kam dëgjuar!

E ç’koment të bësh pas kësaj?

E mirepresim mendimin tuaj: