Abazi, i ati i Gjolekes!

kuturuFilm, Jeta Shqiptare, Kritike1 Comment

“Gjoleka, djali i Abazit” sjell ne ekran nje film tjeter qe perpiqet te pasqyroje realitetin shqiptar… kryesisht dramen e ketij realiteti.

Te ben pershtypje veshtiresia per te gjetur personazhe te pjekur pozitive, qe percojne nje fryme te vertete ne kete realitet. Gjithcka duket e zymte, e rrenuar prej disa brezash! Te ben pershtypje qe Abazi, mendon qe duhet trajtuar djali njesoj sic e kane trajtuar ate vete, e hoxha duhet te mbuloje historine me suvatime, qe as ai vete nuk e di çfare ka mbuluar…

“Ketu ne Shqiperi, kur kemi raste, ngreme dolli edhe per mbretin” thote kryetari i komunes. Te vjen keq qe thenia e tij na tingellon lehtesisht e pershtatshme per realitetin shqiptar jo vetem te 45 viteve komuniste por edhe ne 20 vitet e fundit te ndertimit te demokracise. Ndersa po shkruajme keto rradhe, ne ekran dalin me rradhe udheheqes te Shqiperise qe po vizitojne zonat e permbytura ne Shkoder e asnje njeri nga te permbyturit qe te qaje hallet e veta! Le ta ngrejme nje dolli per shendetin e “mbretit”!

Gjithashtu, kumbari i ardhur nga Amerika, nuk eshte ne gjendje te na sqaroje se cfare ia vlen te behet ndryshe ne kete realitet. Ai eshte ne gjendje te dalloje problemet, por nuk eshte ne gjendje te na ofroje nje zgjidhje. Ne fund edhe ai e ka fatin te marre naten gruan qe do – te pakten ka kurajon te mos vrase dike tjeter me paanesine e tij.

Ne fakt nje film per tu lavderuar, i zymte e fatkeq, por te pakten perpiqet te flase shqip!

Sa per personazhet, kemi nja dy fjale te fundit per t’ju thene:

– Gjoleke, ti qe ke ikur diku jashte Shqiperise, e qe i dergon letra babait, shpresojme qe ti e ke kuptuar qe jeta ka ca pyetje thelbesore qe kerkojne pergjigje, ketej atlantikut e andej nga je ti. Shpresojme qe ti nuk je si keta “gjoleket” e pas 1990, qe shkojne andej e zbatojne te gjithe rregullat fije e per pe, por kur vijne ketu gjate veres, i shkelin nga e para te gjitha rregullat normale te qarkullimit, e te sjelljes.

– Abaz, ti akoma na e tregon realitetin sic eshte… e per kete, e per ngjashmerite e abazeve te tjere shqiptare qe jetojne sot e kesaj dite, e per faktin qe ti je drama e vertete e ketij filmi krejt pa zgjidhje – per ty Abaz, qe je i ati i Gjolekes, na vjen keq!

One Comment on “Abazi, i ati i Gjolekes!”

  1. Medical Jobs

    Pretty nice post. I just stumbled upon your blog and wanted to say that I have really enjoyed browsing your blog posts. In any case I’ll be subscribing to your feed and I hope you write again soon!

E mirepresim mendimin tuaj: