A kane te drejte Gay-te te martohen?

kuturuBesim, Jeta Shqiptare, Martesa2 Comments

Perpara dy ditesh, ne faqen www.respublica.al eshte botuar nje artikull i perkthyer me titull “Mos u tmerroni prej martesave brenda gjinise”. Kete material mund ta lexoni duke klikuar ketu.

Ky artikull vazhdon diskutimin ne lidhje me temen e shume debatuar ne gjithe boten ne lidhje me lirine e homoseksualeve per tu martuar. Kjo beteje ka vite qe vazhdon e kushedi edhe sesa do te vazhdoje, sidomos ne shoqeri si e jona, qe jane shume larg te pranuarit te koncepteve te reja jo-tradicionale, aq me teper te nje ceshtje kaq delikate.

Argumenti i artikullit me pak fjale eshte ky: Eshte e kote qe iu refuzohet homoseksualeve martesa e ligjshme sepse ne fund te fundit “martesa tradicionale” ka kohe qe ka ndryshuar, duke pasur parasysh rritjen e numrit te divorceve gjate viteve te fundit, edhe gjithashtu levizjen e marteses nga nje baze sociale (martesa me mbleresi per te ruajtur trashegimine, kulturen, pasurine etj.) te martesa qe ka per baze dashurine romantike te ciftit. Duke u mbeshtetur ne kete linje llogjike, i bie qe te gjithe ata qe bien ne dashuri mund te martohen, meqe kjo eshte baza e marteses.

Per fat te keq, si shume mendime te hedhura ne kete diskutim, argumentet e autores jane te mangeta, per te mos thene qellimisht te mangeta.

Martesa si koncept, tradicional edhe jo tradicional, perfshin nje bashkim te nje burri dhe nje gruaje ne nje lidhje qe ka si te qenesishme jo vetem bashkimin romantik e seksual, por edhe aspekte sociale, kulturore, te trashegimise etj. Gjithmone ka qene keshtu! Kultura te ndryshme ne kohera te ndryshme, i kane theksuar nje ose disa prej ketyre aspekteve por gjithmone i ka pasur te gjitha si elemente te perbashketa. Martesat e sotme ne Shqiperi, si nje shembull, kane me shume elemente romantike (cifti bie ne dashuri edhe martohen me deshiren e tyre) por gjithashtu ka plot elemente te bashkimit social e pasuror qe jane pjese e qenesishme te lidhjes martesore. Ashtu sic te martuar heret e me mbleseri, mund te deshmojne per aspektin romantik te marteses qe ne ato raste vinte si rezultat i perkushtimit te dy te rinjve ne nje marredhenie, edhe pse kjo e fundit ishte iniciuar pa deshiren e tyre. (Shikoni emisionin “Histori Dashurie” ne Vizion + per te gjetur prova per te dyja rastet nese keni nevoje per deshmi)

Atehere, nuk ka ndryshuar fare “martesa tradicionale” – por ka ndryshuar kendveshtrimi i njerezve rreth kesaj martese.

Per ta deshmuar kete “mos ndryshim” mund te vini re prirjen per te shpikur terma te rinj per lidhje qe jane te ngjashme me martesen por nuk jane martese si p.sh bashkejetesa. Bashkejetesa eshte shume e ngjashme me martesen, sepse ka te perbashket aspektin romantik, bashkimin seksual, ndonjehere edhe femije – por gjithashtu ndryshe nga martesa tradicionale ndryshon ne ca aspekte – si p.sh prirja per ti vene kufizime kohore lidhjes, ose kufizime te tjera te aspektit pasuror ose kulturor… Kesaj i thone qe “bashkejetesa” eshte ndryshe nga “martesa tradicionale”…

Atehere, pse homoseksualet nuk jane gati qe ti vene nje emer tjeter lidhjes se tyre? Une sot propozova nje emer nderkombetar: “gaytesa” (1/2 shqip + 1/2 anglisht)… ose “gayrriage”… Ju mund te plotesoni me sygjerime te tjera…

2 Comments on “A kane te drejte Gay-te te martohen?”

  1. alien no.155

    Mos nuk e ke kuptuar mire artikullin e asaj goces?? Se ne fakt, me gjysmak me duket ky shkrimi ketu sesa ai tjetri. Vetem nje gje di te them un: rifresko edhe njehere informacionin mbi konceptin e marteses .. Te shpikin emer tjeter thote 🙂 pse, tek fjala martese mos valle pjesa ‘mar’ do te thote hetero??? Cfare jane keto njehere?! Nga cila shpelle e parahistorise kane dale?? …Ahhhh medet, gjithmone ndryshimi has fillimisht pengesat e moralit. Sa absurde dhe qesharake ..por njekohesisht dhe fatkeqesisht, sa e vertete.

  2. admin

    Alien, flm per kohen per te lexuar materialin. Shkrimi nuk pretendon qe eshte i plote keshtu qe kritika juaj per shkrim “gjysmak” vlen. Pjeseve “pa buke” ne komentin tuaj – e kam fjalen per frazat “shpellat e parahistorise”, “absurde dhe qesharake” etj – do ta le menjane se nuk me duket e pranueshme ne diskutim.
    E vetmja ceshtje per te cilen kam interes te di – nese doni te pergjigjeni, patjeter – eshte “a ju duket dashuria kusht i vetem dhe i vetemjaftueshem” per martese? Une po perpiqem te argumentoj – si duket pa sukses 🙂 – qe fjalet kane nje kuptim dhe gjithashtu qe fjalet pasqyrojne nje realitet. Nese themi qe cdokush qe mendon qe ka rene ne dashuri me cdokend do te duhet te martohen, atehere bashkimi i nje burri dhe nje gruaje nuk ka shume kuptim te quhet martese… Ndaj argumentova qe ata qe bashkejetojne kane krijuar nje term tjeter qe eshte ndryshe nga martese… pse te mos quhen edhe ata te martuar? Sepse kur vendosin te quhen te martuar, atehere, kane hyre ne nje marredhenie shume specifike… Dy burra bashke ose dy gra bashke nuk mund te quhen te martuar.
    Te dashuruar po, te lidhur po, te lidhur ne nje marredhenie te ngjashme me martesen por me ndryshimin qe nuk jane burre dhe grua po, por jo MARTESE TRADICIONALE…
    Megjithate nuk duhet te jeni dakord, vetem nuk duhet te “diskriminoni” me terma ata qe jane akoma ne shpellat e prehistorise… 🙂
    admin

E mirepresim mendimin tuaj: