A je gati të bëhesh udhëheqës?

kuturuPyetje nga Rruga0 Comments

Mua më pëlqejnë pyetjet. Të ndihmojnë të vendosësh trurin në punë edhe të zbulosh gjëra për veten e për të tjerët…
Ja lista më e fundit që më bëri të mendoj. Eshtë një listë me 15 pyetje që të ndihmojnë të kuptosh nëse je gati të udhëheqësh të tjerët, një listë e formuluar nga Ron Edmondson, një udhëheqës kishe dhe biznesmen i sprovuar në fushën për të cilën ka shkruar.
Pa shumë shpjegime, ja pyetjet:

A je gati të jesh udhëheqës? 15 Mënyra se si ta dish…

A je gati të qëndrosh i vetmuar herë pas here?

A je gati të ecësh përpara edhe përmes frikës?
A je gati të bësh gjënë e duhur edhe kur ajo nuk është shumë popullore?
A je gati të keqkuptohesh shpesh… dmth shumë shpesh?
A je gati të sakrifikohesh për bashkëpunëtorët e tu?
A je gati të shikosh gjëra të cilat të tjerët s’janë në gjendje ti shikojnë akoma?
A je gati të hysh në të panjohurat i pari?
A je në gjendje të ruash sekrete?
A je gati t’ju delegosh punë të tjerëve?
A je gati të shikosh të gjitha anët e një çështjeje?
A je gati ta ndjesh herë pas here të gjithë peshën e vizionit mbi shpatullat e tua?
A je gati të përballosh konfliktin?
A je gati që integriteti yt të vëzhgohet me kujdes nga ndjekësit e tu?
A je gati të pranosh kritika?
A je gati ta mbrosh skuadrën tënde të punës?

Si po të ecin përgjigjet?

A je gati të jesh udhëheqës?

E mirepresim mendimin tuaj: