2013 sipas kuturu-së…

kuturuPub-istikë0 Comments

2013 po mbaron.
“Kuturu-ja” e mban mend kështu (dhe mos i merrni seriozisht të gjitha pikat! Vetëm disa!

1. Më duket sikur kemi pasur zgjedhje këtë vit. Më duket madje sikur kemi pasur zgjedhje disa herë brenda vitit… E di që s’ka mundësi, por kështu më duket.

2. Ky është viti i parë që realisht m’u duk sikur opinionistët realisht shkaktonin dhimbje koke dhe turbullira stomaku. Nuk e kam kuptuar akoma se pse figurat e nderuara që japin opinione për jetën politike në Shqipëri kanë marrë formën e virusit por kështu ishte… Ndaj ju këshillojmë heqjen dorë nga “opinionistët” deri në një afat të pacaktuar!

3. Më është dukur që ky është viti ku nisma në ndihmë të nevojtarëve u shtuan dhe morën pamje kombëtare… Bie në sy, një kampion tai boksi nga Dibra, Ismail Keta, që u ndesh në ring për shkak të një vajze të sëmurë! Bravo!

4. Mediat Sociale… Në kulmin e skepticizmit rreth Mediave Sociale, u duk se Mediat Sociale shërbyen për të filluar protesta kundër armëve kimike, protesta që s’u mor vesh se nga filluan… dmth nga Media Sociale. Skeptikët gjithsesi, vazhdojnë të postojnë në rrjetet sociale mendimet e tyre. Përveç Adi Krastës!

5. Papa dha dorëheqjen. Bota u trondit. Derisa u zgjodh një Papë tjetër, që siç e ka nisur po vazhdon të trondisë botën, aq sa dorëheqja e Papës u harrua…

6. KUTURU-ja vazhdon akoma të jetë fjala kyçe për të interpretuar realitetin shqiptar. Të paktën sipas www.kuturu.org!

7. Europa akoma s’na ka dhënë statusin e vendit kandidat. Akoma! Siç kanë dalë fjalët, po presin që shqiptarët të fillojnë të lajnë dhëmbët dy herë në ditë. Por sa më takon mua, kaq ta bëjnë dhëmbin, unë… Nejse!

8. Nëse na kujtohet ndonjë gjë tjetër, e shkruajmë prapë, se fundja në kuturu.org jemi!

9. Meqë ra fjala, mu kujtua një gjë tjetër: Video më tragjike që kam parë këtë vit ishte e një shtetasi nga Kosova që ju bënte thirrje shqiptarëve të shkonin e t’i bashkoheshin atij në Siri për të luftuar! Ishte tragjike sepse diferenca mes asaj që beson ai njeri, me realitetin, e bën atë person të jetë krejtësisht tragjik. Unë u ndjeva keq për të kur e pashë…

10. Nëse keni ndonjë tjetër, shtojeni vetë në komente…

E mirepresim mendimin tuaj: