1 Divorc ne dite!!!

kuturufamilja, Jeta Shqiptare, Martesa0 Comments

Nje e perditshme shqiptare, kishte nje kend te vogel nje lajm rreth kerkesave per divorc ne qarkun e Fierit. Nuk e di nese kendi i vogel eshte ne perputhje me konsideraten e kesaj te perditshmeje rreth fenomenit, apo thjesht nuk duhej prishur atmosfera e festes se Shen Valentinit me lajme te tilla “te dhimbshme” dhe te papershtatshme per rastin…

E megjithate, duhet theksuar qe hapesira e vogel e lajmit, eshte ne perputhje me zhurmen e madhe qe po behet per lajme te tjera “te medha”. Si do ti veje halli zhurmes per pucin e 21 janarit? Cfare raporti ka prokuroria ne kete ceshtje e kush eshte perfundimisht fajtor?

Po ceshtja e konkursit letrar te MKRS, dhe diskutimet e pafundme per taraflleqet e ketij konkursi?

Po te drejtat e “minoriteteve” gjuhesore, seksuale, politike – si do te zgjidhen, aq me teper kur do te kemi se shpejti rregjistrim popullsie?

Po ceshtjet e privatizimit perpara zgjedhjeve lokale, si do te zgjidhen?

Po pjesemarrja ne zgjedhje e partive politike te majta?

Po roli i nderkombetareve ne krizen shqiptare?

Po “paanshmeria” e analisteve qe flasin gati percart ne mbrojtje te njeres a tjetres pale – a thua se ne te tjeret jemi ne mes edhe s’dime nga cila ane te shkojme?!

Nderkohe qe keto ceshtje “te medha” zgjidhen, lajmi ne kete kendin e vogel thote “ritmi i divorceve ne kete qark eshte 1 divorc ne dite”… 1 familje ne dite shperbehet!

Nese kjo eshte e vertete, kjo mjafton per te shperthyer nje bombe sociale qe nuk do ta shpetonte shoqerine shqiptare, as sikur te gjitha “ceshtjet e medha” te zgjidheshin shume shpejt. Urrejtja qe percon nje divorc, dhuna verbale qe i shoqeron keto fenomene ne mjaft raste, familje te ndare, ceshtje pronesie ne udhekryq, femije te rritur ne ambiente jo te shendetshme, marredhenie intime te shkaterruara – te gjitha keto jane “bomba sociale” per te cilen shoqeria do te paguaje nese nuk nderhyn per te zgjidhur ne menyre te shendetshme…

Te pakten te nderhyjme ndersa ceshtjet e tjera jane duke u zgjidhur…

E mirepresim mendimin tuaj: