‪#‎kosovakashprese‬

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Nga “larg” – domethënë nga Tirana, është e vështirë të kuptosh arsyen e një eksodi të Shqiptarëve të Kosovës drejt Europës. A është mashtrim? A është thjesht humbje shprese? Përse qeveritë e të dy anëve të kufirit, duket se po heshtin për këtë fenomen?

Por, u ngacmova për të shkruar këtë postim për arsyet e mëposhtme:

Jam i prekur prej disave, që jo vetëm duan të rrinë në Kosovë, por janë gati të ofrojnë edhe shpresë për të tjerët.

Jam i prekur që disa, dinë ta përdorin fuqinë e rrjeteve sociale për të bërë mirë. Kritikët gjithmonë thonë që në rrjetet sociale ka vetëm “fjalë” – por ndonjëherë, fjalët që thuhen publikisht mund të të japin zemër, ose mund të të thyejnë zemrën për fare. Në këtë rast, disa po e përdorin fuqinë e tyre për të ngrohur zemrën e atyre që e kanë të ftohur e duan të largohen…

Jam i prekur që disa prej miqve të mi që e duan Zotin, janë bashkuar (ndoshta edhe filluar!) këtë nismë. Jam i prekur jo sepse thjesht janë miqtë e të njohurit e mi, por më shumë sepse më duket një nga rastet e pakta në Shqiptari, ku kisha, ata që e ndjekin Jezusin me besnikëri, i dalin ballë humbjes së shpresës, pavarësisht se janë në numër të vogël…

Ata që e duan Zotin, nuk duhet të jenë shumë për të ndikuar shoqërinë…

‪#‎kosovakashprese‬

 

E mirepresim mendimin tuaj: