Më shumë se kurrë, na duhen njerëz, që kanë guximin të lënë mënjanë dashurinë për vetveten, edhe të duan dikë tjetër më shumë se vetveten – dikë që ia vlen realisht të duhet më shumë se vetveten, por, të paktën, të jetë përtej vetvetes. Atëherë mund të flasim për një ditë të këndshme që ia vlen të këndohet…
Continue Reading...Aq shumë rrëmujë ka ndonjëherë në paraqitjen e asaj që duket e moralshme në publik, sa disa prej nesh, që jemi martuar vetëm me një grua, duam vetëm atë, nuk po kërkojmë të dashura, e madje edhe po të na ofrohet dikush do ta refuzonim në emër të dashurisë monogame vetëm për një person, nuk do të na kërkonte njeri për një intervistë…. Sepse nuk përbëjmë lajm! Jemi prapambetje morale! (Nuk mendoj kështu, por kështu duket!)
Nevoja për të pasur një standard moral është pjesë e qënësishme e jona. Dhe këtu është rrënja e kërkimit publik për moralin. Problemi i shoqërisë sonë është që e mbështet standardin e gjykimit në shtylla të paqëndrueshme dhe krejtësisht të përkohshme… e kësisoj në vetvete të pamoralshme. Standardi i vërtetë moral duhet të jetë diçka përtej nesh, më i qëndrueshëm se ne, dhe i pandryshueshëm. Atëherë mund të kemi një diskutim të frytshëm.
Por, thjesht po ju them: A nuk duket se të gjithë shqiptarët që janë të fokusuar te vetja, nuk janë aq të kënaqur dhe të lumtur sa mendojmë apriori? Shikoni politikanët p.sh. Nëse janë të lumtur, pse nuk janë gati të heqin dorë? Shikoni njerëzit që punojnë vetëm për vete – dhe shumica e tyre për vete punojnë – pse nuk na kanë sjellë një shoqëri të lulëzuar e të gëzuar?
Të gjithë kërkojnë të përfitojnë në kurriz të të tjerëve, duke menduar që ky është çelësi për “mrekullinë” e lumturisë. Dhe gjithandej ka dështim.
Shpresa është një lloj institucioni që nuk ngrihet mbi gënjeshtrën, as mbi mashtrimin, as mbi padrejtësinë, e as mbi baza morale të sajuara nga një shoqëri që as nuk beson fare në egzistencën e një baze objektive për moralin. Kështu që nevoja për të ndërtuar një shoqëri të mirë është një pikënisje e mirë për shpresë, por s’na jep asnjë lloj garancie që kjo shpresë do të materializohet. Sepse, troç, shoqëria jonë është e kalbur deri në aty ku s’mban më, deri aty ku edhe kutërbimi i kalbësisë që na zë hundët përditë nuk na i trazon fare të përbrendshmet – sepse jemi mësuar me të.
Continue Reading...Që nga ajo ditë, disa gjëra ndodhën (një mundësi votimi për t’ia çuar Vodafone si reagim, komunikim zyrtar me Vodafone, artikuj të tjerë në mbështetje të idesë që kisha edhe unë, se nuk isha vetëm). Këto ndodhën.
Nga këto që ndodhën, kam nxjerrë mësimet e mëposhtme:






